Angli

Brighton zyrtarizon pasuesin e Cucurella, firmos mbrojtësi i Villarreal

Pervis Estupinan është zyrtarisht lojtari më i ri i Brighton.

Mbrojtësi ka firmosur për pesë vite me anglezët, ndërsa Villarreal ka përfituar plot 15 milionë paund nga kjo lëvizje.

24-vjeçari nga Ekuadori rikthehet kështu në Angli pasi në 2016, Udinese e transferoi nga LDU Quito dhe italianët e dërguan në formë huazimi te Watford, por nuk luajti asnjë ndeshje, ndërsa në Spanjë u rrit në aspektin profesional dhe tashmë do të luajë për herë të parë në “ishull”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency