Peshëngritje

Briken Çalja nën-kampion Europe, një bullgar i rrëmben kreun

Shkoi në Gjeorgji për të mbrojtur titullin Kampion Europe, në Europianin e Peshëngritjes, mision të cilit i shkoi shumë pranë, por nuk ia doli, duke u renditur i dyti në dygarësh, me 339 kg të ngritura.

Peshëngritësi shqiptar mori medalje ari në stilin e shkëputjes, ku ngriti 156 kg, në provën e dytë dhe dështoi me 160 në të tretën. Më pas në stilin e shtytjes, dështoi në provën e parë për të ngritur 183 kg, të cilat i ngriti më pas në provën e dytë. Në provën finale, tentoi me 188 kg, por për pak nuk ia doli të pozicionohet dhe u mjaftua me medaljen e argjendtë të stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Ndërkohë kampioni i ri i Europës është bullgari Bozhidar Andreev, i cili ngriti 345 kg në dygarësh, duke regjistruar edhe rekord europian. Bullgari ngriti plot 192 kg në shtytje, stil në të cilin shkëlqeu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency