Premier League

VIDEO/ Broja “çorienton” Duffy-n, irlandezi e ndal me dhunë

Armando Broja është duke dhuruar spektakël në fushë me skuadrën e Southampton, teksa po luan titullar ndaj Brighton. Sulmuesi shqiptar përveç golit, në disa raste ia ka dalë të turpërojë mbrojtjen kundërshtare falë shpejtësisë që e karakterizon.

Një të tillë, lojtari i kombëtares e bëri edhe në minutën e 44-të, por Duffy ndërhyri në mënyrë të ashpër ndërsa për disa minuta Broja mbeti i dëmtuar në fushë.

Në fakt, Duffy u kalua në disa raste nga sulmuesi shqiptar, përfshi edhe momentin e golit dhe u duk se ndërhyrja erdhi si pasojë e nervave të akumuluara. Për fat të mirë, kavilja nuk e tradhtoi 20-vjeçarin i cili e kaloi dhimbjen e momentit dhe vazhdoi lojën normalisht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency