FA Cup

Broja e “bën të flasë me vete”, mediat pas ndeshjes: Ëndrra e Dawson të mos e takojë sërish!

Armando Broja fitoi admirimin e të gjithë të pranishmëve në stadiumin St. Mary teksa ndihmoi Southampton të kalonte në çerekfinalen e FA Cup ndaj West Ham. Sulmuesi i kombëtares fitoi një penallti dhe realizoi një gol në ndeshjen e fituar 3-1 nga “Shenjtorët”.

20-vjeçari shfrytëzoi më së miri shpejtësinë e tij ndërsa nxorri jashtë loje mbrojtësin Dawson, i cili në notat e dhënë pas ndeshjes jo vetëm që u vlerësua në mënyrë negative por edhe u komentua se do të ishte më mirë që lojtari i West Ham të mos takohet sërish me Brojën pasi shqiptari edhe në kampionat ia ka dalë t’i fitojë një 11-metërsh.

“Me shumë mundësi Dawson do të ëndërrojë që të mos e takoj sërish Armando Brojën. Ishte hera e dytë në këtë sezon që sulmuesi bën çfarë të dojë me mbrojtësin, ndërsa i fitojë një 11-metërsh vendimtar në ato minuta”, mbyllej komenti për paraqitjen e Dowsen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency