Premier League

Broja është “bomberi” U20 i kampionatit anglez, ja nota që ka marrë (Video)

Armando Broja vijon të mahnitë me performancat e tij në Premier League, pasi ka gjetur golin e katërt sezonal në barazimin 2-2 të Southamptonit, në transfertën londineze ndaj Crystal Palace.

Bomberi kuqezi shënoi një gol spektakolar me goditje nga distanca, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Southamptonit, teksa regjistroi një statistikë mjaft interesante.

Kështu Broja shënoi golin e katërt në 6 ndeshje si titullar dhe mes futbollistëve 20 vjeç e poshtë, është lojtari që ka shënuar më shumë gola këtë sezon.

Një vlerësim maksimal për sulmuesin pati edhe “Sofascore”, që i vendosi notën 7.3 pas ndeshjes, teksa më lart u vlerësua vetëm kapiteni Ward Prowse, me notën 7.5.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency