Kombëtare

Broja fluturon drejt Amerikës, ndan avionin me yllin e Anglisë

Armando Broja ka fluturuar drejt SHBA për t’iu bashkuar skuadrës së Chelsea në fazën përgatitore që po kryen në Los Angeles.

Sulmuesi shqiptar nuk u nis me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të disa problemeve në dokumentacion dhe frikës së drejtuesve në lidhje me faktin që kishte qenë në kontakt me Ngolo Kante, i cili kaloi koronavirusin.

20-vjeçari ka fluturuar drejt SHBA bashkë me Raheem Sterling, i cili do të zyrtarizohet së shpejti si sulmuesi më i ri i skuadrës së Thomas Tuchel.

Chelsea arriti akordin me kampionët e Manchester City mbi bazën e 50 milionë paundëve në lidhje me sulmuesin e kombëtares angleze, i cili do të jetë lojtari më i paguar në “Stamford Bridge”.

Sa i përket Brojës, gjermani Tuchel do e ndjekë nga afër formën e tij, ndërkohë që klube si West Ham, Newcastle dhe Everton vazhdojnë të jenë të interesuara për yllin shqiptar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency