Featured

Brojën duan ta bëjnë “topçi”, por a do të pranonte Chelsea?

Armando Broja po shkëlqen në fushë me fanellën e Southamptonit, por tani edhe si protagonist i zërave të merkatos. Pas paraqitjes së tij të fundit ndaj Manchester United, ku në disa momente tregoi talentin e tij të jazhtëzakonshëm përballë mbrojtësve të tillë me emër si Rafael Varane apo Harry Mguire, nuk kanë munguar elozhet për sulmuesin shqiptar.

Sipas medieve angleze, Arseanali do të tentojë t’ia rrëmbejë Chelsea-t sulmuesin 20-vjeçar gjatë merkatos së verës. Broja pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll, Mikel Arteta, që po kërkon një sulmues potent dhe efikas për të mbushur boshllëkun e lënë nga Pierre-Emerick Aubameyang, që iu bashkua Barcelonës në janar.

Mirëpo operacioni parashikohet të jetë shumë i vështirë dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Chelsea, që zotëron kartonin e Brojës (e huazoi në verë te Southamtoni) po e monitoron me shumë qetësi zhvillimin e shqiptarit. Tifozët e bluve të Londrës po kërkojnë me ngulm që ai të kthehet në “Stamford Bridge”, pasi e shohin edhe më të mirë se Timo Werner apo Romelu Lukaku.

Edhe sikur Chelsea ta shtyjë edhe një sezon tjetër kthimin e Brojës nën urdhrat e Tuchelit, vështirë që do t’ia bënte “dhuratë” një ekipi rival si Arsenali, që kuptohet edhe në merkato nuk është se bën çudira me shifra të mëdha.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency