Eredivisie

Bruma e Madueke i japin fitoren PSV-së ndaj Heracles

PSV Eindhoven e nis me fitore Eredivisien, duke triumfuar 0-2 në fushën e Heracles në një sfidë të dominuar prej 24 herë kampionëve të Holandës menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit për fillimin e lojës dhe deri në përfundimin e saj.

Pa u mbushur një minutë lojë vendësit për pak u kapën në befasi nga Bruma, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Gjithsesi skuadra nga Eindhoveni do ta gjente golin me të njëjtin protagonist, që pasi u shërbye me një top të gjatë nga Propper, i pamarkuar nga mbrojtje nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Golin e sigurisë PSV Eindhoveni e gjeti në minutën e 64-t me Noni Madueke, që nuk i dha mundësi reagimi portierit të Heracles.

Në fundin e sfidës (87’ dhe 88’) Ramahlo dhe Zahavi shpërdoruan dy mundësi të mirë për golin e tretë, gjithsesi PSV Eindhoveni e kishtë siguruar më parë suksesin në këtë ndeshje të parë të kampionatit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency