Gossip

Bruna Marquezinhe “i jep zemër” Neymarit para operacionit

I gjithë kati i spitalit “Mater Dei” në Belo Horizonte të Brazilit është prenotuar nga Neymar dhe familja e tij, në total rreth 10 persona. Sipas “Globe Sport” Neymar do të operohet gjatë kësaj të shtune në këmbën e djathtë nga Rodrigo Lasmar, mjek i “Selecaos”, i cili la parashikuar deri 3 muaj pushim për sulmuesin.

Por si po e pret 26-vjeçari ndërhyrjen? Fotoja me të fejuarën e tij Bruna Marquezinhe nuk ka nevojë për koment. Modelja dhe aktorja braziliane po i qëndron pranë partnerit të saj në këtë moment të vështirë. Edhe pse ndodhet në një karrige me rrota, Neymar nuk ngurron të mbajë në prehër të fejuarën e tij, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat Parisit, që do të donin ta shihnin në fushë kundër Realit të Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency