Bruno Alves ndëshkon Milanin, në Parma kuqezinjtë marrin vetëm 1 pikë!
Milani ngec në Parma në sfidën që hapi javën e 33-të të Serie A, duke humbur një shans të shkëlqyer për të krijuar një distancë sigurie me ndjekësit në garën për vendin e 4-t. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët në stadiumin Enio Tardini dhe në fund nuk merituar më shumë se 1 pikë. Përfundoi në barazim 1-1 sfida, me golat e Castillejos dhe Bruno Alves. Në pjesën e parë, Parma ishte më kërkuese se kuqezinjtë por ishi Juraj Kucka dhe Gervinho falën skuadrën e Gattusos që shkoi në pushim në barazim pa gola. Me rikthimin në fushë Milani shfaqi më shumë vendosmëri dhe e kërkoi më tepër golin. Lëvizja fituese erdhi nga stoli me Castillejon që realizoi me kokë në të 69-ën vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Pak minuta më vonë kuqezinjtë dyfishuan me Cutronen por goli u anulua nga VAR për një pozicion milimetrik jashtë loje të Piatek. 15 minutat e fundit folën të gjitha për Parmën që pasi u ndal fillimisht nga shtylla, barazoi shifrat në minutën e 87-të me një supergol të kapitenit veteran Bruno Alves nga një goditje standarte. Përpjekjet e kuqezinjëve në minutat e mbetura dhe kohën shtesë nuk sollën më asgjë, me Gattuson që u largua i mërzitur nga stadiumi Tardini. Pikë jetike kjo për Parmën në garën për mbijetesë, përsa i përket Milanit në rast se Roma mposht Interin në mbrëmje kuqezinjtë do të zbresin në vendin e 5-të.



