“Bruno Fernandes modeli perfekt”, tek United të lumtur për rinovimin me portugezin
Bruno Fernandes rinovoi sot kontratën me Manchester United deri në vitin 2026. Mesfushori ofensiv u transferua nga Sportingu i Lisbonës te “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020 për shumën e 63 milionë eurove.
27-vjeçari ka shënuar 49 gola dhe ka dhënë 39 asiste në 117 paraqitje me United, ndërkohë që rroga e tij është dyfishuar dhe nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë 240 mijë paund në javë!
“Është privilegj i vërtetë të veshësh këtë fanellë dhe të luftosh për këtë klub të jashtëzakonshëm”, deklaroi Bruno Fernandes pas firmosjes së kontratës së re.

I lumtur është edhe John Murtough, drejtori sportiv i klubit anglez. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka Bruno për Manchester United.
Ajo që ka bërë për sa i përket golave dhe asistimeve është fenomenale. Ai është sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme prej ditës së parë.
Ritmi i punës, përkushtimi dhe qëndrimi fantastik i Brunos janë pikërisht ato që duam nga një lojtar i Manchester United. Ai është ekstremisht ambicioz dhe i vendosur për të fituar trofe me ne”, deklaroi drejtuesi i United.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



