Bruno Lulaj ikën nga Skënderbeu, bëhet pjesë e Kukësit
Kukësi i rrëmben Skënderbeut mbrojtësin Bruno Lulaj. Klubi verilindor zyrtarizoi marrëveshjen me 24-vjeçarin, i cili është i aftë të bëjë disa role në fushë.
Lulaj konsiderohet lojtar më eksperiencë në Superiore, pasi ka qenë pjesë e Laçit në sezonin 2016-2017 dhe në gjysmën e sezonit pasardhës, ku është aktivizuar në 46 ndeshje në total dhe ka shënuar 3 gola.
Lulaj do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa Leagues.




