Lajme

Buffon: Presion i lartë, duam të përmbysim rezultatin

Gigi Buffon ka qenë bashkë me trajnerin Ventura, në konferencën për shtyp, 24 orë para sfidës deçizive me Suedinë, në Milano. Kapiteni i ‘të kaltërve’ tregoi se presioni është i lartë, por dëshira për të përmbysur rezultatin është akoma më e lartë.

“Duke parë situatën që ndodhemi, duhet të pranoj se ka shumë tension. Duam të përmbysim rezultatin dhe dëshira për të arritur këtë objektiv është më e lartë se tensioni. Është një sfidë shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë kombin tonë. Në karrierën time më ka ndodhur shpesh të jem me një këmbë brenda dhe tjetrën jashtë, por më së shumti kam përfunduar brenda”, tha Buffon.

Portieri i Italisë dhe Juventusit, i bëri një apel edhe tifozërisë, që të ngjyrosë ‘San Siron’ më ngjyrat e flamurit italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency