Kombëtare

Bulku: Kemi punuar psikologjikisht për të harruar Anglinë, Seferi është në formë

Zëvendëstrajneri i kombëtares, Ervin Bulku në një prononcim për Supersport para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Andorrës, ka theksuar se kanë punuar shumë në aspektin psikologjik për të lënë pas disfatën me Anglinë, ndërsa shton se Seferi e nis nga fillimi duke qenë se po kalon një formë shumë të mirë.

“Kemi shumë mungesa, koha ka qenë e shkurtër. Lojtarët që janë më mirë fizikisht po luajnë edhe duke qenë të detyruar nga mungesat që kemi. Skema është 3-5-2, edhe Roshi me Çekiçin shohin më shumë për sulmin”.

Pse Seferi dhe jo Muçi? “Muçi është aktivizuar me U21 dhe ka qenë i impenjuar, Seferi po kalon formë të mirë. Ndoshta Muçi futet nga stoli, e rëndësishme të harrojmë Anglinë”.

Motivimi? “Koha ka qenë e pakët dhe kemi punuar psikologjikisht, por e rëndsishme të shënojmë sa më shpejt dhe të zhbllokohen. Kështu, do ta kemi lojën nën kontroll”, u shpreh Bulku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency