Kombëtare

Bulku shpjegon zgjedhjet e Rejës për “KuqeZi”: Duam ta zhbllokojmë shpejt

Ndihmësi i trajnerit Reja, Ervin Bulku ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ku shpjegoi zgjedhjet e teknikut për formacionin dhe theksoi se synimi është që të zhbllokohet sa më shpejt ndeshja.

San Marino është e fundit dhe më e lehta nga tre ndeshjet e shtatorit. A mund të na jepni një shpjegim për zgjedhjet e Rejës në formacion?
Nuk ka ndeshje të lehta, pasi e kemi parë që kemi vuajtur jo pak edhe në San Marino. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të fitojmë patjetër. Trajneri është munduar të hedhë në fushë lojtarët që mund ta zgjidhin më mirë dhe më shpejt këtë ndeshje.

Manaj dhe Uzuni janë më shumë sulmues të dytë. Pse zgjidhja për të luajtur bashkë?
Si Manaj, edhe Uzuni janë sulmues tipikë, të cilët do të ndihmohen edhe nga Bajrami, që ka shumë cilësi ofensive. Këta të tre do të ndihmohen edhe nga dy mesfushorë si Bare e laçi, që më shumë sesa mbrojnë, shohin përpara, ndaj besoj se është strategjia e duhur për të zgjidhur sa më shpejt ndeshjen.

Mos ndoshta do të ishte më mirë të luante Broja, që ka edhe euforinë e golin të shënuar ndaj Hungarisë?
Skuadrat e vogla si San Marino rrinë të ngjeshura mbrapa dhe e vështirësojnë jo pak punën, ndaj trajneri ka menduar të hedhë lojtarët më të përshtatshëm. Në San Marino e nisëm me Brojën, sot luajnë Manaj me Uzunin, por nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka që ne të zhbllokojmë shpejt ndeshjen dhe të marrim fitoren.

A janë goditjet nga distanca të Bajramit një mundësi më shumë për të zhbllokuar ndeshjen?
Shpresoj që po, pasi dihet që ai e ka aftësinë për të goditur saktë portën nga pozicione të ndryshme. Shpresoj që t’i shkojë mirë edhe sot ndaj San Marinos, por të shohim, pasi fusha do ta tregojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency