Katar 2022

Bullgaria bie në Lituani, Bosnjë Hercegovina fitore të lehtë në Kazakistan

Bullgaria i çon drejt zeros shanset për t’u renditur e dyta në Grupin C kualifikues të Botërorit “Katar 2022”. Përfaqësuesja ballkanase u mposht 3-1 nga Lituania në transfertë, rezultat që e lë në kuotën e 5 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Ndeshja nisi ters për Bullgarinë, pasi Iliev humbi një 11-metërsh në minutën e 14-të, ndërsa në të 18-tën Lasicka i vendësve realizoi golin që zhbllokoi takimin.

Në pjesën e dytë bullgarët barazuan përkohësisht me Despodov në minutën e 64-t, më pas gjithçka foli për lituanezët, që realizuan dy herë me të njëjtin autor, Cernych, në minutat 82’ dhe 84’.

Bosnjë Hercegovina u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në Grupin D, pas fitores 0-2 ndaj Kazkistanit. Të dy golat për ekipin boshnjak i realizoi Prevljak në minutat 25’ dhe 66’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency