Angli

Burg për racizimin, një 19-vjeçar e pëson prej Rashford

Racizimi është një nga aktet më të turpshme dhe që shpesh përsëritet edhe në botën e futbollit. Në stadium, por sidomos në rrjetet sociale, lojtarët janë të detyruar të lexojnë komente urryese të cilat më pas ndikojnë edhe në gjendjen e tyre psikologjike.

Në shumë raste është kërkuar që masat ndaj gjesteve raciste të jenë më të ashpra dhe mesa duket ky moment ka mbërritur pasi një 19-vjeçar, Justin Lee Price është dënuar me gjashtë javë burg pas ofendimeve në Twitter ndaj Marcus Rashford.

Sulmuesi i Manchester United u “bë pre” e racizimit pas finales së Euro 2020 ku gaboi një penallti ndaj Italisë, ndërsa edhe pse kanë kaluar disa muaj prej asaj nate, tifozi nuk i ka shpëtuar vendimit të gjykatës.

Justin Lee Price, u mundua në disa raste t’i shmangej dënimit duke ndryshuar foton e profilit në rrjetet sociale, ndërsa fillimisht nuk e pranoi fajin. Por, në fund u dorëzua dhe tashmë do të vuajë dënimin, teksa në Angli shpresojnë që ky rast të shërbejë si shembull për të ulur sa më shumë rastet e racizimit ndaj futbollistëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency