Burreli mposht Orikun dhe merr përkohësisht kreun e grupit A!
Burreli i Samuel Nikajt e mbylli fazën e dytë me një fitore duke u ngjitur përkohësisht në krye të grupit A të Kategorisë së Parë në pritje të sfidës së të hënës mes Korabit dhe Dinamos. Në Liri Ballabani, Burreli kaloi me rezultatin 2-0 me dy penallti me gola të Tomës dhe Vecajt, Orikun, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin Superiore. Tre pikë mori edhe Besëlidhja që kaloi me rezultatin 3-0 Veleçikun ndërkohë që Partizani B barazoi 1-1 me Vorën.



