Lajme

Bushi për Supersport: Stoli i U-21-shit, përgjegjësi. Kam mësuar nga De Biasi

Trajneri i kombëtares shpresa, Alban Bushi ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje direkte, në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport. Ish sulmuesi i kombëtares komentoi eksperiencën e tij në krye të Shqipërisë U-21 dhe vuri në pah rëndësinë e atij pozicioni.

“Të jesh trajner i kombëtares është përgjegjësi e madhe dhe rritet akoma më shumë, nëse drejton ekipin shpresa. Kjo është eksperienca ime e parë si trajner, por mendoj se më ka ndihmuar përvoja e gjatë në krah të De Biasit, pranë skuadrës së parë. Mendoj se po bëjmë një punë të mirë dhe kemi në skuadër disa elementë interesantë. Unë po vijoj punën për të ndjekur të gjithë të rinjtë në Shqipëri dhe Europë, për të zbuluar sa më shumë lojtarë që mund t’i shërbejnë kombëtares Shpresa aktualisht dhe skuadrës së madhe në vitet në vijim”, tha trajneri i Shqipërisë U-21.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency