Lajme

Bushi: Shënojmë në Sllovaki, por kemi probleme në mbrojtje

 

Mungesat dhe grumbullimi i më të mirëve nga Panucci në Kombëtaren A janë arsyet, sipas Alban Bushit, që Shpresa e Shqipërisë nuk arriti të merrte pikë në shtëpi me Sllovakinë. Trajneri 44-vjeçar gjithsesi është shumë për mënyrën sesi luan skuadra që ai drejton.

Ku gaboi skuadra që kaloi dy herë në epërsi dhe u mund nga Sllovakia.

Mungesat ishin shumë të rëndësishme, sidomos në mesfushë. Nëse do të kishim Ramadanin dhe Abazajn do të flisnim ndryshe. Edhe ata që luajtën dha maksimumin. Gabimet ishin individuale, jo kolektive. Vetëm 2-3 lojtarë tanët mund të jenë më të mirë. Kishim repartin e mbrojtjes pa minuta në këmbë. Mund ta çonim ndeshjen 3-1 nëse edhe arbitri do të tregoj pak më zemërgjerë duke na dhënë një 11-metërsh.

Si do ta motivoni skuadrën për ndeshjet e mbetura?

Këta djem nuk kanë nevojë për motivim. Do të bëjmë lojën tonë, atë që kemi bërë gjithmonë. Gjithmonë kemi qenë ne zotë të lojës si në Shqipëri edhe në fushën kundërshtare. E kemi patur problemin te reparti i mbrojtjes. Vitin tjetër do të rriten dhe do të luajnë me shumë, do të shikojmë një Shqipëri tjetër.

Sa potencial ka ky grup që keni në dispozicion?

Mendoj se ka shumë cilësi, përderisa ne luajmë kualifikuese dhe Kombëtarja A na merr lojtarët për miqësoren, Rey Manajn mund ta marrësh pa frikë dhe ta aktivizosh titullar. Ky është në fund të fundit qëllimi, të furnizosh ekipin A.

Megjithatë keni probleme në mbrojtje?

Po, e vërtetë, por kemi grumbulluar më të mirët. Më thoni një mbrojtës shumë të mirë dhe ta grumbulloj përnjëherë. Strategjia jonë është të gjejmë “stopera”, ky është problem për Shqipërinë.

A ka më shanse Shqipëria për të luajtur për zonën e play off-it?

Matematika na e lejon të shpresojmë për kualifikimin, por është shumë e vështirë, sepse kemi 9 mungesa, 3 lojtarë na i mori Kombëtarja A. Na bën krenar loja që kemi zhvilluar. Do të shkojmë në Sllovaki për të fituar, jam i bindur që do të shënojmë dhe do Zoti nuk bëmë gabime individuale.

A do të luajë Çinari në këtë ndeshje?

Nëse do të ketë probleme Çekiçi, do ta zëvendësojë Çinari.

Duket sikur ka përplasje mes FSHF-së dhe FFK?

Ju nuk e dini se çfarë përpjekjesh bën FSHF për të marrë talentet. Ne takojmë lojtarët, i ftojmë, na thonë se do të vijnë dhe të nesërmen nuk na hapin telefonin. Ne i ftojmë të gjithë, në fund zgjedhja është e tyre. Në fund të fundit për Kosovën do të luajnë, shumë mirë bëjnë. Lojtarët që flasin shqip do t’i kontaktojmë të gjithë ata më pas të bëjnë zgjedhjen e tyre, Mund të vijë edhe Kosova të kontaktojë një lojtar shqiptar, s’ka asgjë të keqe.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency