Bushiç: Mund të shënoja më shumë, por më kënaq fitorja
Tomislav Bushiç i dha fitoren Flamurtarit në Gjirokastër, ndërsa pas ndeshjes u ndal dhe foli edhe për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
Sa ndryshon kjo skuadër me atë të kaluarën?
Edhe në sezonin e kaluar luajtëm për një nga vendet të parë. Por këtë sezon trajneri Daja ka ndryshuar gjithçka. Kemi ekip të ri, presim Cale, Torrasën, Danilo Alvesh. Mendoj Flamurtari këtë vit është shumë mirë. Jam i kënaqur pse Danilo do vij këtu. Kam shumë respekt, si dhe për të gjithë lojtarët e tjerë.
Të vjen keq që nuk shënove më shumë?
Po, por në fund rëndësi ka që morëm 3 pikët. Jam pak i mërzitur, por fitorja më kënaq. Tani, kemi pushim dhe shkojmë të qetë
Sa i kënaqur je me rendimentin tënd, dhe sa të ka munguar Danilo në këto 3 ndeshje?
Unë nuk jam në formën 100 % dhe tani pres të kap ritmin. Kemi 2 javë përpara për të punuar, për t’u bërë gati për një derbi me Skënderbeun, për vendin e parë.



