Spanjë

Busquets nuk rinovon me Barcelonën, pritet transferimi në MLS

E ardhmja e Sergio Busquets duket se do të jetë në Amerikë, pas plot 17 vitesh pjesë e Barcelonës. Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, Joan Laporta ka marrë tashmë disa telefonata nga Shtetet e Bashkuara për të diskutuar për mesfushorin.

Siç e ka pranuar disa herë edhe vetë, Busquets ka qenë gjithmonë i magjepsur nga ideja për t’i dhënë fund karrierës në MLS.

Për këtë arsye, Barça do të duhet të fillojë të kërkojë përreth për të gjetur një zëvendësues për të, pasi kontrata e lojtarit përfundon në 2023-shin dhe me shumë mundësi maksimumi verën e ardhshme 33-vjeçari do të largohet nga katalanasit.

Kështu Barcelona do të humbasë një ikonë të saj, me mesfushorin që do të largohet pas “një jete me blaugranat”, pasi Busquets është pjesë e klubit katalas që nga 2005.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency