Futboll

Busquets: Reali favorit? Aspak problem, kam vetëm një këshillë për shokët

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sonte mes tyre për duelin gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës. Supersfida do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe do të transmetohet në Supersport 3, duke filluar prej orës 20:00.

“Los Blancos” shihen si favoritë, por Sergio Busquets nuk e ka aspak problem një gjë të tillë. Mesfushori i Barcelonës karikon shokët e skuadrës në prononcimin përpara gjysmëfinales, ku ndër të tjera tha:

Nuk ka rëndësi fakti që shumë njerëz mendojnë se Real Madrid është favorit, pasi në fushë nuk kanë asnjë vlerë gjëra të tilla. Sigurisht që ata po paraqiten shumë më mirë në kampionat, janë shumë pikë sipër nesh, dhe do e kemi të vështirë t’i kapim në renditje.

Gjithsesi, në një ndeshje teke mund të ndodhë gjithçka. Shpresoj t’ia dalim të përsërisim ndeshjen e fundit në “El Clasico”, ku krijuam shumë raste për gol dhe e dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes”, deklaroi mesfushori, i cili ka një mesazh për shokët e tij.

Duhet të jemi shumë solidë në mbrojtje, pasi Reali ka një skuadër të shkëlqyer, që mund të gjejë golin në çdo moment të ndeshjes”, theksoi Sergio Busquets.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency