Buzëqesh Ancelotti, një titullar i Realit rezulton negativ në tamponin e dytë
Real Madrid është goditur nga pandemia. Pas Luka Modric dhe brazilianit Marcelo, te “Los Blancos” kanë rezultuar pozitivë edhe Marco Asensio, Gareth Bale, Rodrygo, Andriy Lunin dhe Davide Ancelotti, djali i trajnerit.
Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të mirë sot, pasi Luka Modric e ka kaluar koronavirusin. Mesfushori kroat ka rezultuar negativ në tamponin e dytë dhe mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën kryeqytetase.
Reali luan të dielën (19 dhjetor) takimin e radhës në La Liga, aty ku kryeson me 8 pikë më shumë se Sevilla. Në “Santiago Bernabeu” do zbarkojë Cadiz dhe Ancelotti mund të bazohet te Modric për të vijuar serinë e fitoreve radhazi në kampionat.




