Lajme

Buzëqesh Conte, 3-golësh i Lautaros në miqësoren e Interit(Video)

Antonio Conte e ka në shtëpi sulmuesin që kërkon me ngulm dhe ai është Lautaro Martinez. Pasditen e kësaj të hëne vetëm 24 orë pas sfidës ndaj Tottenham për International Champions Cup, zikaltrit zhvilluan një test miqësor, këtë herë në Appiano Gentile ndaj modestëve të Pro Sestos që luajnë në Serie D. Në këtë sfidë luajtun lojtarët që nuk ishin pjesë e sfidës ndaj Tottenham në Londër dhe ata që u aktivizuan më pak minuta ndaj Spurs-ave. Rezultati final ishte 5-1 në favor të Interit me Lautaro Martinezin që shkëlqeu me një 3-golësh edhe pse kjo ishte sfida e tij e parë pas pushimeve me sulmuesin argjentinas që ka vetëm pak ditë që ka rifilluar stërvitjen me Interin. Gjithsesi numri 10 i zikaltërve u shfaq në superformë, një sinjal ky që me Conten pritet që Lautaro Martinez të bëjë edhe shpërthimin e tij të madh në këtë sezon. 2 golat e tjerë u realizuan nga Politano dhe Vecino.

https://twitter.com/Inter/status/1158412843873722373

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency