Futboll

Buzëqesh Edi Reja, rikuperohet shtatlarti i mbrojtjes!

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare. Berat Gjimshiti e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në krah në sfidën Hungari-Shqipëri muajin e kaluar dhe është rikthyer në dispozicion të trajnerit Gasperini te Atalanta i cili e ka grumbulluar për sfidën e kësaj të marte në Champions League ndaj Manchester United.

Në këtë mënyrë Gjimshiti do të jetë plotësisht i gatshëm për dy sfidat e radhës me kombëtaren shqiptare në muajin nëntor ndaj Anglisë në transfertë dhe Andorras në shtëpi, me Edi Rejan që pritet ta grumbullojë rregullisht shtatlartin e mbrojtjes, i cili ishte një mungesat e mëdha të kuqezinjëve në sfidën e Air Albanias ndaj Polonisë. Përveç Gjimshitit, Reja do të ketë të gatshëm edhe lojtarë të tjera si Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshi që për shkak të COVID-19, dëmtimesh apo skualifikimesh munguan në duelin ndaj polakëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency