Buzëqesh Montella, Suso i gatshëm për sfidën me Torinon
Spanjolli Suso ka qenë e vetmja gjë e bukur e Milanit, në këto javë të para të kampionatit, të mbushura me rezultate aspak të dëshirueshme. Gjithsesi, sulmuesi pësoi një dëmtim dhe u detyrua të mbyllë para kohe sfidën me Napolin, duke trembur kuqezinjtë, por duket se ka qenë alarm fals.
Mjeku i skuadrës së Milanit konfirmon se Suso thuajse e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të Montellës, duke filluar që nga sfida e fundjavës me Torinon, në “San Siro”. Kështu, e vetmja sfidë ku Suso do të mungojë, është ajo e të enjtes ndaj Austrisë së Vienës, e vlefshme për fazën në grupe të Europa League-s.



