Serie A

Buzëqesh Spalletti, Nainggolan gati për Bolognan

Lajme të mira për tifozët e Interit dhe mbi të gjitha për trajnerin e zikaltërve Luciano Spalletti. Sipas raportimeve të mediave italiane blerja e madhe e zikaltërve në këtë merkato vere, Radja Nainggolan është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor që pësoi në miqësoren ndaj Sionit në muajin korrik dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë në sfidën e kësaj të shtune ndaj Bolognas. Në stërvitjen e sotme Naiggolan u provua në rolin e mesfushorit të avancuar pas dy sulmuesve që ishin Perisic dhe Icardi. Spalletti më në fund do të ketë në dispozicion benjaminin e tij për t’i ndryshuar fytyrën Interit që e ka nisur shumë keq kampionatin duke marë vetëm 1 pikë në 2 javët e para. Ndërkohë shqetëson Asamoah i cili nuk u stërvit me grupin këtë të mërkurë pas goditjes që mori në sfidën përballë Torinos. Ganezi është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency