Bylis fiton derbin dhe vrapon drejt elitës, Erzeni merr 3 pikë “të arta” në Berat, Marku rikthen Korabin te suksesi
Me 9 fitore në po kaq ndeshje, Bylis vrapon drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, pasi kryeson renditjen në Kategorinë e Parë me plot 27 pikë, 8 më shumë se Erzeni që e ndjek në vendin e dytë.
Mallakastriotët ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0 në derbin ndaj Apolonisë, falë një goli të shkodranit Eridon Qardaku, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 36’ të sfidës, duke vulosur 3-pikësin e radhës për të tijtë.
Një sfidë mjaft e bukur ishte ajo mes Tomorit dhe Erzenit, që u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga ana e shijakasve, të cilët ngjiten kështu në vendin e dytë me 19 pikë dhe shpallin zyrtarisht kandidaturën për t’u rikthyer në Abissnet Superiore.
Përballja në Berat ishte mjaft e luftuar, edhe për faktin që vendasit pretendojnë gjithashtu rikthimin në elitë, megjithatë një gol i Becit në fillim të pjesës së dytë, bëri që të ishte skuadra e Nevil Dedes ajo që do të merrte tre pikët.
Pas dy barazimeve radhazi, rikthehet te fitorja edhe skuadra e Korabit, që mposhti me rezultatin 3-1 Burrelin. Taulant Marku ishte protagonist për skuadrën dibrane, pasi shënoi të tre golat, ndërsa matjanët provuan të rihapin ndeshjen me Stafën, por pa rezultat.
Rezultatet e javës së Nëntë:

Renditja e Kategorisë së Parë:




