Bylis godet në merkato, arrin akord me një sulmues argjentinas!
Bylis është shumë pranë realizimit të një goditjeje të madhe në sulm. Ballshiotët kanë arritur akordin me sulmuesin anësor argjentinas Fabian Munoz. 28-vjeçari amerikano-jugor e ka nisur karrierën te Neëells Old Boys, ekip me të cilin ka shënuar 10 gola në 3 sezone në elitën e futbollit argjentinas. Ai ka luajtur gjithashtu për 2 sezone në Superligën greke ku ka mbajtur veshur fanellën Panaitolikos, ndërsa sëfundmi ka qenë pjesë e skuadrës qipriote të Alki Oroklini në kategorinë e dytë. Marrëveshja mes menaxherit të lojtarit është arritur dhe në ditët e ardhshme ai do t’i bashkohet skuadrës mallakastriote. Pas Diego Celis i cili u largua në dhjetor, Bylis do të ketë në gjirin e saj një tjetër sulmues argjentinas.



