Kategoria e Parë

Bylis një hap larg Superiores, Erzeni e Korabi nuk ndalen, Turbina fiton derbin ndaj Shkumbinit

Bylis merr një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Maliqit, duke ruajtur kështu pozitat në krye të Kategorisë së Parë, teksa jemi katër javë nga fundi i sezonit.

Shkodrani Eridon Qardaku hapi dhe mbylli serinë e golave për klubin mallakastriot, përkatësisht në minutën e dytë dhe të 84-t me penallti, ndërsa goleada u kompletua nga Lorran dhe Anthony Beji.

Shumë pranë sigurimit të ngjitjes në Superiore edhe Erzeni, që triumfoi me shifrat 3-1 ndaj sarandiotëve të Butrintit. Shijakasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë me dopietën e Fatmir Prengës dhe golin e Ersil Ymerit, ndërsa sarandiotët gjetën golin e nderit me Nurjan në minutën e 85-të.

Erzeni mban aktualisht vendin e dytë me 58 pikë, 6 më tepër se Korabi, që sot ia doli të triumfojë 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Vorës. Vendasit ia dolën të kalojnë në avantazh me anë të Mashit, ndërsa baraspesha erdhi nga një autogol i Myslymit. Golin me vlerë tre pikëshe për dibranët e shënoi Murrja në minutën e 70’.

Në sfidat e tjera Apolonia mposhti Pogradecin me rezultatin 2-0, Lushnja përsëriti të njëjtin rezultat ndaj Burrelit dhe Turbina e Cërrikut fitoi 2-3 derbin ndaj Shkumbinit në Peqin.

Rezultatet e javës 26:

Renditja:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency