Bylis prezanton një sulmues argjentinas, paralajmërohen edhe dy afrime të bujshme
Trajneri i Bylisit, Dovedan u ankua ditën e djeshme për mungesën e sulmuesve dhe drejtuesit i plotësuan menjëherë dëshirën, pasi në mbrëmje prezantuan afrimin e 27-vjeçarit argjentinas Adrian Celis.
Ky i fundit luan si sulmues dhe ka qenë pjesë e gjigantëve të Velezit deri në vitin 2015, ndërsa më pas ka luajtur për 4 sezone në kampionatin izraelit, ku ka ndërruar 3 skuadra të ndryshme dhe së fundi ka qenë pjesë e Hapoel Ikhsal.
Celis ka nënshkruar tashmë me mallaklastriotët dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit boshnjak Dovedan, ndërsa drejtuesit e Bylisit kanë paralajmëruar edhe dy afrime të tjera të bujshme, deri në mbyllje të merkatos.



