Kategoria e Parë

Bylis rikthehet te fitorja, bëjnë detyrën edhe Korabi e Erzeni

Janë luajtur pasditen e sotme ndeshjet e javës së 11 të Kategorisë së Parë, teksa bie në sy rikthimi te fitorja i Bylisit, që vijon të kryesojë me 30 pikë të grumbulluara dhe vrapon i sigurt drejt rikthimit në Superiore.

Sulmuesi shkodran Eridon Qardaklu ishte heroi i mallakastriotëve, pasi shënoi dy herë në portën e Maliqit, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të këtyre të fundit dhe duke i dhënë tre pikët Bylisit.

Me golat e sotëm Qardaku shkoi në kuotën e 9 realizimeve, po aq sa ka edhe Redon Danaj i Besëlidhjes, i cili i ka shënuar të gjithë golat në harkun e 5 ndeshjeve.

Regjistron fitoren e tretë radhazi edhe Erzeni i Shijakutr, që ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Butrintit në Sarandë, ndërsa Korabi mposhti Vorën 2-1, falë një goli të Muçës në sekondat e fundit.

Rezultatet:

Renditja:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency