Bylisi mposht Vorën dhe rimerr kreun, Besëlidhja triumfon ndaj Apolonisë
Pas barazimit ndaj Lushnjës, Bylisi është rikthyer te fitorja, teksa mesditën e sotme ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Vorës dhe është shkëputur në krye me 54 pikë, tre më tepër se Erzeni, që do ta luajë nesër ndeshjen e javës së 23-të.
Emini dhe Qardaku shënuan për mallakastriotët në pjesën e parë, ndërsa miqtë nga Vora rihapën takimin me anë të Vatës në të 61-tën, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.
Merr fitoren e dytë radhazi edhe Besëlidhja, që ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Apolonisë. Lezhjanët patën nën kontroll ndeshjen dhe kaluan në avantazh të dyfishtë, ndërsa Apolonia u zgjua në të 80-ën për të rihapur takimin, por vetëm kaq.
Në sfidat e tjera, Burreli mori një pikë falë barazimit 1-1 në transfertën ndaj Pogradecit, ndërsa Tomori-Tërbuni dhe Turbina-Lushnja u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.




