Featured

Bylisi vijon punën për skuadrën e re, afron ish-mesfushorin e Dinamo

Bylisi është duke vazhduar punën për të bërë afrime që pritet t’i bëjnë punën në sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore.

Sipas burimeve të “Supersport.al”, klubi ballshiot ka firmosur me mesfushorin Marin Abazaj. Sezonin e fundit 21-vjeçari e kaloi mes elitës së futbollit shqiptar, ku luajti për Dinamon deri në janar, ndërsa pjesën tjetër të edicionit luajti në Kategorinë e Parë për ekipin e qytetit të tij, Pogradecit.

Kjo do të jetë kështu hera e dytë që mesfushori luan në Superiore, pasi sezonin e kaluar me “blutë” e kryeqytetit pati debutimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency