Bylisit i mjaftojnë 7 minuta për fitoren shtëpiake, triumfon Erzeni dhe Burreli
Ditën e sotme është luajtur java e 13-të e Kategorisë së Parë, teksa Bylisi kryesues është rikthyer te fitorja pas ndalesës në ndeshjen e kaluar ndaj Tërbunit. Këtë javë, ballshiotët kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në shtëpi ndaj Tomorit. Të tre golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e parë në harkun e shtatë minutave. Ai që hapi llogarinë ishte Flamur Ruçi në minutën e 25, ndërsa katër minuta pas tij realizoi edhe Marcelino Preka.
Në të 32-tën ishte sërish Ruçi që shënoi të tretin, teksa në fraksionin e dytë, ballshiotët menaxhuan avantazhin. Pas këtyre tre pikëve, Bylis ruan kreun e renditjes me 34 pikë, ndërsa Tomori është në vendin e pestë me 19 pikë. Nga ana tjetër, Erzeni ka ruajtur hapin e Bylis, teksa ka mposhtur në transfertë me rezultatin 0-1, Besën.
Vendimtar për shijakasit ishte goli i shënuar në minutën e 69 nga ana e Xhebrahimit, teksa në klasifikim, Erzeni mban vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Besa është në vendin e gjashtë me 18 pikë. Sakaq, në këtë javë bie në sy edhe fitorja e Burrelit ndaj Apolonisë, si dhe barazimi i Lushnjes me Vorën.
Rezultatet e javës së 13-të:

Renditja:




