Bytyqi: Duam vendin e parë në grup, pse ndryshuam krahët me Rashicën
Zymer Bytyqi realizoi golin e dytë të Kosovës në fitoren 3-2 ndaj Irlandës së Veriut. Sulmuesi anësor i Konyasporit, foli pas suksesit të dytë në grupin e Nations League, duke u ndalur edhe te sfida e radhës me Greqinë dhe bashkëpunimi me Milot Rashicën.
“Jam i lumtur që shënova. Rashë pak keq, më dhemb pak krahu. E dinim që Irlanda e Veriut do luante shumë në aspektin fizik, rëndësi ka që fituam.
Normal, kemi shanse të përfundojmë në vend të parë. Kemi ekipin e mirë, kapitenin e mirë, ia dalim nëse japim maksimumin.
Rashica? Nuk e kemi aspak problem ndërrimin e krahëve, e bëmë që t’i nervozonim pak”, deklaroi sulmuesi 25-vjeçar.



