Serie A

Cagliari merr ish fantazistin e Milanit, i hap udhë largimit të Barellës

Skuadra e Cagliarit ka arritur të mbyllë sot një transferim mjaft të rëndësishëm, atë të fantazistit slloven, Valter Birsa, i cili iu bashkua sardëve, pasi vendosi të lërë skuadrën e Chievos.

Futbollisti luan prej verës së 2015-ës te skuadra veroneze, kur iu bashkua Chievos pasi u largua nga Milani dhe gjatë kësaj kohe ka diskutuar plot 163 ndeshje, duke shënuar edhe 18 gola e 26 asiste.

Mesfushori do të gjejë te Cagliari edhe trajnerin e tij të preferuar, Rolando Maran, i cili ishte edhe personi që kërkoi me ngulm transferimin e mesfushorit slloven.

Ardhja e Valter Birsës nga mediat italiane po komentohet si një parapërgatitje e sardëve për t’i hapur udhë një largimi që në janar të mesfushorit të ri të talentuar, Barella, i cili kërkohet me ngulm nga skuadra italiane e europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency