Cagliari shkarkon Rastellin, Oddo favorit për stolin
Humbja me Genoan dhe vetëm 6 pikë të grumbulluara në 8 javët e para kanë rezultuar fatale për Massimo Rastellin i cili është shkarkuar nga detyra si trajner i Cagliarit. Presidenti i klubit sard Giulini ka vendosur paraditen e kësaj të marte për ti dhënë fund bashkëpunimit me Rastellin që zgjati më shumë se 2 vite, për shkak të rezultateve të dobëta në 8 javët e para të Serisë A. Për të marrë drejtimin e Cagliari-it, favorit është ish tekniku i Pescarës Massimo Oddo, i cili e luan këtë post me Giussepe Iachinin. Më pak shanse kanë Zenga dhe Mazzarri.



