La Liga

Caktohet dita e prezantimit të Rudigerit, në dilemë për numrin që do të mbajë në fanellë

Reali i Madridit do të prezantojë të hënën e ardhshme, në mesditë, Antonio Rüdigerin. Gjermani ka nënshkruar deri në vitin 2026, pra për katër sezone dhe tashmë ka pozuar me fanellën e bardhë. Dëshira e tij është të nisë menjëherë punën nën urdhrat e Ancelottit.

Rüdiger, pas përfundimit ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Gjermaninë, ka marrë disa ditë pushim dhe para se të niset sërish me pushime, do të udhëtojë drejt kryeqytetit spanjoll ekskluzivisht për prezantimin.

Madridi i ka ofruar qendërmbrojtësit dy numra për fanellën e tij të re: 12-shin e lënë nga Marcelo, dhe 22-shin e Iscoss. Të dy lojtarë te sipërpërmendur e kanë përfunduar kontratën me “Los Blancos”.

Qendërmbrojtësi do të kishte dashur të vishte fanellën me numër  2 që kishte te Chelsea dhe që e mban gjithmonë kur luan me kombëtaren e tij, por ky numër është i Carvajal. Fiksimi i Rudigerit për të pasur 2-shin mund plotësohet pjesërisht me numrat 22 dhe 12. Tcouaméni ka bërë diçka të ngjashme. Dëshira e tij ishte të kishte numrin 8, që e ka Kroos, kështu që ai ka zgjedhur fanellën me numër 18.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency