Cale: Doja vetëm të luaja, Europa objektivi i Flamurtarit
I kënaqur me paraqitjen e tij por më shumë me fitoren e skuadrës. Elton Cale ishte njeriu asist për Flamurtarin në sfidën ndaj Partizanit. Në mikrofonin e Supersport braziliani shprehu ndjesitë e para për debutimin me vlonjatët në një ndeshje zyrtare dhe rikthimin e tij në fushë pas plot 4 muajsh.
A ja ka vlejtur pritja 4 muaj për të bërë këtë paraqitje?
Po, pas 4 muajsh tani luaj dhe jam i lumtur. Jam futbollist prej 10 vitesh dhe është hera e parë që mungoj kaq kohë, as dëmtime nuk kam pasur që kam qëndruar jashtë. Kam luajtur sot dhe jam i lumtur që luaj përsëri futboll. Në fushë jam i lumtur, nuk është thjesht çështje parash apo gjërash të tilla, thjesht që luaj
Objektivat e Flamurtarit?
Objektivi i vetëm për momentin është të qëndrojmë në zonën Europiane. Nuk mund të flasim për titullin kampion, por do t’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të shohim ku do të jemi.
Si e ke zgjidhur problemin e kohës kur skuadra ishte në ndeshje?
Kjo kohë ishte e vështirë. Qëndroja në tribunë. Është një moment shumë i vështirë dhe i keq për një futbollist. Jam stërvitur gjatë gjithë javës. Kam pritur momentin, është diçka magjike kur zbret në fushë. Duhet të japësh maksimumin për ekipin për vete për fansat. Ne luajmë për tifozët. Duhet të përligjim interesin e tyre.



