Calhanoglu në “ajër”, mund të largohet pa u mbyllur merkatoja
Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani në fund të merkatos. Mesfushori i cili është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2017, kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për shumën e 24 milionë eurove, pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës së Torinos, Mazzarri.
Klubi granata kërkon të përforcojë repartin e mesfushës dhe turku i Milanit është objektivi kryesor i tyre. Për të arritur sa më pare te 25-vjeçari, drejtori sportiv, Bava, ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit nga Milanello.



