Ligue 1

Camoranesi pendohet shpejt, braktis Marseille-n pas vetëm një jave

Përfundon ende pa nisur mirë aventura e Mauro German Camoranesit si ndihmës i Igor Tudor në klubin e Marseille. Mediat italiane raportojnë se pas vetëm një jave, kampioni i botës me ‘të kaltrit” në vitin 2006 ka vendosur të braktisë detyrën dhe të rikthehet në Itali.

Nuk dihen ende shkaqet e një divorci kaq të shpejtë, teksa momentalisht flitet për një ofertë si trajner i parë për Camoranesin, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë debati me trajnerin Igor Tudor.

Ky i fundit zgjodhi pikërisht ish shokun e tij të skuadrës te Juventus si ndihmës për aventurën franceze si trajner, teksa deklaroi në konferencë se Camoranesi do të jetë krahu i tij i djathtë, por bashkëpunimi mes të dyve përfundoi shumë shpejt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency