Legjionarët

Cana “skanon” Hysajn dhe Strakoshën: Elseidi është afirmuar, për një portier nuk është e lehtë

Lorik Cana një nga sportistët shqiptarë më të dalluar jo vetëm me kombëtaren, por edhe me karrierën e tij në shumë klube prestigjioze të Europës, ka folur së fundmi për sajtin e Lazios (ish-skuadra e tij) në lidhje me dy shqiptarët e bardhekaltërve, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Ish-mbrojtësi thekson se tashmë Hysaj është një lojtar i afirmuar ndërsa shprehet se për një portier nuk është e lehtë edhe pse Strakosha sipas tij ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“Elseid është një lojtar i afirmuar, unë i kam ndjekur hapat e tij të parë me Empolin dhe më pas te Napoli ku ka pasur një rrugëtim shumë të rëndësishëm. Është një djalosh që ka shumë eksperiencë dhe në një kampionat si Serie A të garanton siguri. Ka ardhur në momentin e duhur të projektit Sarri, pasi ai e di mirë se çfarë kërkon nga Hysaj. Rrugëtimi kur shkon në një skuadër si Lazio, ka të bëjë në fillim me veten dhe më pas ambientimi me shokët e skuadrës. Për mua Hysaj është konstant dhe është i gatshëm sa herë thërritet në apel. Pastaj, Hysaj ka avantazhi që mund të luaj në të dyja krahët e fushës dhe e bën gjithnjë punën në një nivel të lartë.

Strakosha? Thomas është rritur shumë, ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe jo të lehtë për një portier të ri. Kujtojmë se në fillimi mbërriti si portier i tretë dhe më pas i dytë, derisa mori vendin e titullarit. Tani ka sërish mundësinë të rifitojë pozicionin e tij në skuadër pasi është rikthyer të jetë protagonist edhe pse në krah ka një portier me shumë eksperiencë si Reina”, u shpreh Cana.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency