Cancelo optimist para Milanit: Derbi nuk luhet, por fitohet
Mbrojtësi portugez i Interit Joao Cancelo, i cili është huazuar nga Valencia, shprehet se është përshtatur mjat mirë te zikaltrit, ku ka gjetur një ambient shumë të ngrohtë, por mbi të gjitha meritat i shkojnë teknikut toskan, Spalletti, nga i cili tregon se ka mësuar shumë.
“Jam më të vërtetë shumë mirënjohës ndaj Spallettit. Ai është nga ata përsonazhe që të emetojnë forcë dhe dëshirë për të dhënë më të mirën. Propozon gjithnjë një futboll të bukur dhe ky është një plus i madh për të gjithë ne. Mendoj se mund ta arrijmë objetkivin për t’u kualifikuar në Champions. Sigurisht që do të duhet një punë e madhe, por jemi duke bërë maksimumin që ta realizojmë këtë synim. Fjala e fundit i mbetet fushës, aty duhet të konkretizojmë ëdo dëshirë tonën.”
Portugezi 23-vjeçar gjithashtu shprehet optimist për derbin e Milanos, që do të luhet këtë të dielë në “San Siro”.
“Derbi nuk është në ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Besoj se Gattuso po bën një punë shumë të mirë me skuadrën e tij, kanë përmirësuar mbrojtjen dhe tashmë prezantohen si një ekip më kompakt, gjithsesi Interi është një skuadër e madhe dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë sfidë.”
Lidhur me ecurinë e kampionatit, Cancelo gjithashtu shtoi se është një tifoz i lojës së bukur dhe se Napoli po e bënë diëka të tillë. Sipas këndvështrimit të tij Juventusi ëshë skuadra tipike italiane, që paraqet gjithmonë një sfidë për ata që përballen më të, pa harruar dhe Interin, që e cilëson një ekip të madh.
“Benfica është skuadra ime e zemrës. Ndërkohë që Valencia është vendi ku unë kuptova më mirë se çfarë është futbolli profesionist, ndaj do të mbetet klubi im i preferuar në kampionatin spanjoll. Tani jam pjesë e Interit dhe jam shumë i lumtur për këtë. Është një ekip i madh me një dimesion krejt tjetër dhe me tifozë shumë të apasionuar, sikundër jam bërë dhe unë për këtë skuadër.”



