Serie A

Candreva largohet nga Sampdoria, por mbetet në kampionatin italian

Antonio Candreva ndërron skuadër por mbetet në Serinë A. Sulmuesi 35-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Sampdorian dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi me skuadrën e Salernitanës.

Futbollisti ka një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A, pasi ka luajtur me skuadra si Juventus, Lazio e Inter në të shkuarën, dhe ka qenë pjesë e Italisë për 9 vite në periudhën 2009-2018.

Ndërkohë, përveç Candrevës, Salernitana firmosi edhe me mesfushorin portugez Tonny Vilhena, i cili erdhi nga Espanyol në huazim me të drejtë blerjeje dhe do të mbajë fanellën me numrin 10 në klubin italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency