Kategoria e Parë

Canka e Pepa nderojnë Lushnjën, Besëlidhja pëson humbjen e parë

Vjen fitorja e parë e Lushnjës në kampionat, pas humbjes 2-1 në fushë e Tomorit në javën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro iu imponua 3-2 Besëlidhjes në një sfidë që mbeti e hapur deri në sekondat e fundit.

Canka dhe Pepa kaluan në epërsi të dyfishtë “lagunarët” brenda 24 minutave lojë, por në fund të pjesës së parë Da Silva dhe Shehu kthyen ekuilibrin në rezultat (2-2). Ndeshja ishte mjaft e luftuar edhe gjatë fraksionit të dytë dhe u vendos nga goli i Brunild Pepës tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për lezhjanët kjo ishte humbja e parë sezonale, pasi barazimit me Turbinën dhe fitores me Besën.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency