Futboll

Capello: Ibra nuk dinte të gjuante, kur erdhi te Juventusi

Fabio Capello ka treguar një histori mjaft interesante, që lidhet me yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Tekniku italian ishte i pari që stërviti Ibrën te Juventusi, ndërsa tregoi se kur suedezi mbërriti, nuk dinte të gjuajë. Ibra u transferua nga Ajaxi te Juventusi, në verën e 2004-ës, si një nga talentet më premtuese dhe në fakt ashtu rezultoi.

“Kur Ibra erdhi në Torino, kishte shumë probleme me goditjen. Menaxheri i tij, Raiola më tha se ai mund të thyejë duart e portierit me gjuajtjen e tij, por unë iu përgjigja me humor: Tani për tani, ai mund të thyejë vetëm xhamat e palestrës. Më pas, Ibra tregoi një vullnet të jashtëzakonshëm në stërvitje dhe punoi shumë, për t’u bërë ky që kemi parë deri më sot”, tregoi Fabio Capello.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency