“Caprari më i miri i Serie A, nuk na plas fare pse Mancini s’e grumbulloi”
Gianluca Caprari po luan sezonin e parë në Serie A me Hellas Veronën. Sulmuesi italian po shkëlqen me ekipin e Igor Tudor, dhe deri tani numëron 8 gola dhe 5 asiste në Serie A. Trajneri i ekipit veronez thumbon Roberto Mancinin në prononcimin e dhënë përpara transfertës ndaj Juventusit.
Kroati Tudor nuk ndihet mirë që Caprari nuk është grumbulluar nga kombëtarja italiane. Gjatë përgatitjeve të zhvilluara në muajin janar, Mancini ftoi emra si Balotelli, Joao Pedro dhe Mattia Zaccagni, duke mos preferuar fare lojtarin e Veronës.
“Caprari i mori të gjithë para në janar. Liga italiane zgjodhi si lojtarin më të mirë të muajit janar Raspadorin, i cili ka bërë 50% të asaj që ka bërë Caprari. Gianluca është lojtari më i mirë i kampionatit në vitin 2022.
Mancini nuk e kupton një gjë të tillë, por kujt po i plas pse s’e grumbulloi tek Italia. Caprari ka sakrifikuar shumë për të mbërritur këtu ku është. Unë do të isha i lumtur po të isha në vend të tij”, deklaroi Tudor.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



