Futboll

Cardiff City vendos, nuk do paguajë asnjë qindarkë për Sala!

Nuk do të paguajmë asnjë cent. Klubi anglez i Cardiff City ka ripërsëritur për disatën herë vendimin që kanë marrë në lidhje me transferimin e Emiliano Sala nga Nantes. Argjentinasi i cili në moshën 28-vjecare humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror më 21 janar të këtij viti është kthyer në një mollë sherri mes dy klubeve. Në total operacioni do t’i kushtonte Cardiffit 17 milionë euro plus bonuset. Një situatë tragjikomike, ku të dy palët kanë pretendimet e tyre, në njërin krah anglezët nuk duan që të derdhin shumën në arkat e francezwve ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, drejtuesit e Cardiffit kanë njoftuar drejtues të FIFA-s rreth vendimit që ata kanë marrë, me arsyetimin se transferimi i Sala nuk ka qënë i regjistruar zyrtarisht dhe gjithashtu i kanë bërë me dije se drejtuesit e Nantes kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur ftesën e tyre për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Një çështje që pret zgjidhje dhe që ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency